Me 280 km/h mbi biçikletë, britaniku thyen rekordin botëror

Sporti

Me 280 km/h mbi biçikletë, britaniku thyen rekordin botëror

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 08:26
Neil Campbell

Neil Campbell ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë.

Me një biçikletë të modifikuar dhe të lidhur pas një Porscheje, ai arriti të kapte shpejtësinë 280 km/h.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1995 me shpejtësinë që kishte arritur në atë kohë deri në 269 km/h.

Biçikleta e Campbell është ndërtuar me fibra kraboni dhe ka kushtuar 18 mijë dollarë.

Me profesion arkitekt, 45-vjeçari la punën e tij për t’iu përkushtuar tërësisht thyerjes së këtij rekordi.

Pas kësaj, ai u shpreh i lumtur dhe tha se gjatë asaj shpejtësie duket sikur do përplasesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat