Haradinaj: Sportistët shembulli më i mirë i krenarisë 100% Kosovë - Bota Sot
Haradinaj: Sportistët shembulli më i mirë i krenarisë 100% Kosovë

Sporti

Haradinaj: Sportistët shembulli më i mirë i krenarisë 100% Kosovë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj është takuar sonte me një grup sportistësh në Gjakovë, me ç’rast ka shprehur zotimin e tij për vazhdimin e mbështetjes së tyre në të ardhmen.

Ai në një postim në Facebook shkruan se sportistët u shndërruan në shembullin më të mirë të krenarisë 100% Kosovë.

“Sportistët na kanë bërë çdoherë krenarë, sa herë flamuri i Kosovës është ngritur në piedestal. Ata u shndërruan në shembullin më të mirë të krenarisë 100% Kosovë! Si vazhdimësi e kujdesit për sportistët, përmes sigurimit të infrastrukturës së nevojshme, kemi krijuar kushte solide për ngritjen e cilësisë. Për vitin 2019, kemi rritur buxhetin për sportin dhe miratuam Ligjin për sponsorizim, që u mundëson bizneseve të investojnë në talentet e reja të sportit”, shkruan Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...