Edhe dy rekorde të reja të Kombëtares së Kosovës

Sporti

Edhe dy rekorde të reja të Kombëtares së Kosovës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:09
Edhe dy rekorde të reja të Kombëtares së Kosovës

Edhe dy rekorde të reja të Kombëtares së Kosovës në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të notit për junior që po zhvillohet në Budapest, raporton Federata e Notit e Kosovës.

Fjorda Shabani garoj në 50m Delfin dhe pati kohen 00:30:68 dhe u rendit e 65 nga 78 pjesëmarrëse.

Eda Zeqiri, garoj në 200m Shpinë dhe pati kohen 02:32:91 dhe u rendit e 43 nga 51 pjesëmarrëse.

Dion Kadriu, garoj në 50m Krol dhe pati kohen 00:26:01 dhe u rendit e 96 nga 110 pjesëmarrës.

Vigan Bytyqi, garoj në 50m Krol dhe pati kohen 00:26:26 dhe u rendit e 98 nga 110 pjesëmarrës.

Dren Ukimeraj, garoj në 50m Shpinë dhe pati kohen 00:28:64 dhe u rendit e 62 nga 85 pjesmarres. Koha e arritur është rekord absolut i Kosovës, dhe ky është rekordi i dytë i vendosur nga Dreni.

Stafeta e kombinuar në përbërje Dren Ukimeraj, Hana Fejzullahu, Fjorda Shabani dhe Olt Kondirolli garuan në 4x100m Krol dhe arritën kohen 03:59:55 dhe u rendit e 20 nga 27 stafeta pjesëmarrës.

Kjo stafet ka vendosur rekord te ri të Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat