Hasani dhe Haxhijaj po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG

Sporti

Hasani dhe Haxhijaj po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:57
Hasani dhe Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Patra të Greqisë. 
Asambleja po i prinë Lojërave Mesdhetare në Rërë Patra 2019, edicioni i dytë i të cilave hapet të dielën (nesër).
Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme si prezantimi i raporteve të punës dhe financiar të ICMG-së, LMR Patra 2019, zgjedhja e vendit organizator për organizimin e Lojërave të 20-ta Mesdhetare 2023, si dhe çështje tjera.
Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, po e shfrytëzojnë Asamblenë edhe për takime të ndryshme me drejtues të lartë të ICMG-së dhe Komiteteve tjera Olimpike Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat