Paraqitje e shkëlqyeshme e Arti Krasniqit në Greqi

Sporti

Paraqitje e shkëlqyeshme e Arti Krasniqit në Greqi

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 11:24
Paraqitje e shkëlqyeshme e Arti Krasniqit në Greqi

Notari Arti Krasniqi për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019.

Image

Notari ynë doli i katërti në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura, nga 16 garues pjesëmarrës.
Koha e tij ishte 59 minuta e 49.10 sekonda, vetëm 22 sekonda më shumë se sa medalisti i bronztë, greku Georgios Arniakos. Dy vendet e para iu takuan italianëve: Andrea Manzi (57.57.20) dhe Marcello Guidi (57.57.8).

“Kam dhënë maksimumin, normal që pasi dola I katërti, jam pak i zhgënjyer që për pak nuk dola i treti, por edhe kjo pozitë është shumë e mirë për mua. Jam i kënaqur me paraqitjen.

Gara nuk ishte e lehtë për shkak të valëve që mbretëronin”, deklaroi Arti Krasniqi.

Gara e tij u ndjek nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atë të Federatës së Notit të Kosovës, të cilët po ashtu mbetën të kënaqur me paraqitjen e shkëlqyeshme të Artit, i cili dëshmoi se ka cilësi dhe të ardhme të ndritur.
Arti ditë më parë vendosi të lë Gjermaninë për të përfaqësuar Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat