Haliti flet për Arti Krasniqin dhe ka një porosi për Qeverinë e Kosovës

Sporti

Haliti flet për Arti Krasniqin dhe ka një porosi për Qeverinë e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:16
Haliti flet për Arti Krasniqin dhe ka një porosi për Qeverinë e Kosovës

Notari Arti Krasniqi me pak fat do t’i sillte Kosovës medalje të bronztë nga Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019 në Greqi. Krasniqi bëri paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura, nga 16 garues pjesëmarrës, ku koha e tij ishte 59 minuta e 49.10 sekonda.

Sekretari përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, vlerësoi lartë paraqitjen e tij. 

“Kemi të bëjmë me një sportist të kalibrit të lartë, i cili sigurisht eshte zhvilluar në kushte shumë të mira. Dhe mendimi im është se ndoshta me pak fat Arti do të ishte edhe në zonën e medaljeve por se edhe ngarkesa psikike për shkak të përfaqësimit të parë e ka bërë të vetën.

Por një sportist i ri që është vetëm 20 - vjeçar jam i bindur që ka për të sjellur medalje nga ngjarje të mëdha.

E Qeverisë së Kosovës i mbet të ndërtoj infrastrukturën e nevojshme për të pasur sportistë të këtij niveli sa më shumë”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat