Ademi, 10 vjet karate dhe ndihet krenar me sukseset

Sporti

Ademi, 10 vjet karate dhe ndihet krenar me sukseset

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:58
Ademi, 10 vjet karate dhe ndihet krenar me sukseset

Gjemajl Ademi një djalosh që me prejardhje është nga Ferizaj por që jeton dhe ushtron në Belgjikë ka shënuar 10 vjet që ushtron sportin e karatesë në këtë vend dhe për këtë kohë sa ka ushtruar është shprehur shumë i kënaqur me sukseset e tija që i ka arrit në arenën për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar dhe se synimi i tij është që një ditë të bëhet karateist profesionist.

“Me sportin e karatesë kam filluar nga mosha 10 vjeçare sepse qysh nga fëmijëria kisha pasion për Artet Marciale. Kështu u regjistrova në karate klub “Asahi Poperinge” ku trajnerët ishin belg.

Ata më pranuan shumë mirë në klub dhe pas 8 muajve ushtrime më futën në një ndeshje zyrtare  Ndeshjen e parë oficiale e kam pasur pas 8 muajve stërvitje, mirëpo debutimin nuk e kam pasur të suksesshëm dhe kjo më motivoi edhe më shumë që të vazhdoj me karatenë. Kështu karriera ime u ndërtua me disa suksese duke u shpall 2 herë kampion i Belgjikës tek seniorë, mandej kam triumfuar edhe në Holandë, Gjermani si dhe isha i argjend ne kampionatin botëror WTKA në Itali (2014), i bronztë në kampionatin evropian IBF (2016) si dhe i artë në kampionatin botëror IBF  Gjermani (2015)”, deklaroi Gjemajl Ademi, duke shtuar se synimi i tij është që një ditë të bëhet karateist profesionist.

“Momentalisht kam 21 vjet dhe synimi im është që të ngjitem sa më lartë sepse e dua këtë sport dhe po jap gjithçka nga vetja. Familja ime është krenar kur fitoj ndonjë titull dhe kam shumë mbështetje nga ata dhe i falënderoi publikisht.

Bashkëpunime kam shumë me sportist shqiptar dhe kemi respekt, ndërkohë edhe ushtrimet shpesh i bëmë së bashku”, thotë Ademi, duke shtuar se në Belgjikë ky sport është shumë i zhvilluar ku ka mbi 100 klube dhe ka shumë karatistë, por mendon se duhet karateja në këtë vend më shumë të financohet nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat