Enver Idrizi stërvitet në Kosovë, për një arsye!

Sporti

Enver Idrizi stërvitet në Kosovë, për një arsye!

Nga: K. G. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:54
Enver Idrizi stërvitet në Kosovë, për një arsye!

Legjenda e karatesë shqiptare, Enver Idrizi, duket sikur të jetë në moshën më të mirë rinore, stërvitet me intensitet dhe ka përzgjedhur edhe një vend të bukur në Kosovë.

Image

Njeriu i shumë medaljeve evropiane e botërore, ishte nderuar edhe me Dekoratën “Nderi i Kombit”, nga (ish) presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pikërisht me 14 prill të vitit 2017!

Image

Merret vesh se Idrizi po stërvitet në Banjë të Kllokotit tek familja Rexhepi! Cilat janë arsyet që ka nisur me intensitet? 

Siç merret vesh, ish sportisti i mirënjohur, stërvitet për një arsye: Ta mbaj formën trupore!

Ndryshe karateisti mbarëbotërorë në Banjën e Kllokotit është nën shoqërimin e veprimtarit, humanistit të mirënjohur shqiptar i cili jeton që 50 vite në Amerikë Ismet Sujaku, me prejardhje nga Plava e Gucia, ka një restaurant të tij në Bronx të Amerikës. Ku ky i fundit për çdo organizim apo protestë te shqiptarëve në Bronx, ju ka hapur dyert e restaurantit, si një bamirës i madh që është.

Image

Qëllimi i Idrizit është që të jetë edhe frymëzim për brezin e ri, edhe t’ju tregoj se vetëm me punë, angazhim dhe me një vullnet e dëshirë të pashoq mund të arrihet edhe në piedestalin më të lartë botëror!

Jo me kaq, siç shkruanin edhe mediat kroate në të kaluarën, njeriu që ka sjellë mbi 20 kilogram medalje, rekord, që dëshmon për sukseset e mëdha të tij të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Image

Enveri shumë herë vije në Kosovë, ndihet shumë i ngazëllyer dhe aq me tepër nga respekti që gëzon nga qytetarët. Mbi të gjtiha, është zemër human, i dashur nga të gjitha brezat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat