Pingpongistët të argjend në Maltë

Sporti

Pingpongistët të argjend në Maltë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:33
Pingpongistët të argjend në Maltë

Në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Maltë, pas një ndeshje të barabartë Juniorët u stolisën me medalje të argjendtë, ata në ndeshjen finale ndaj Libanit humben me rezultat të ngushtë 2:3 edhe pse patën paraqitje shumë të mirë.

Kjo është medalja e parë ndërkombëtare e pingpongistëve, e shpresojmë se do të kemi edhe shumë tjera në të ardhmen.  

Kryetari Çitaku pas ndeshjes tha:  Kjo medalje është arritur pas ndryshimit të strategjisë së FPPK-së me fillimin e pilot projektit për ligën e juniorëve që nga viti 2014, e pastaj është vazhduar me kampe të ndryshme, e vetëm sivjet kemi organizuar 4 kampe të gjitha të fokusuara në ngritje të cilësisë së moshave të reja ku është edhe e ardhmja. E tani e tutje me mundësinë për sponzorizime kjo punë do të jetë edhe më e lehtë. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e të gjithë lojtarëve e posaçërisht të juniorëve për të cilën, me këtë rast dua që në emër të Bordit të falënderoj trajnerin e ekipit të Lidhjes se Prizrenit për punën e tij në klub si dhe trajnerët dhe UD së Selektorit për punën e mire në kampin e 2.

Edhe kategoritë tjera patë paraqitje të mirë si në vijim:

Juniorët në ndeshjet për plasman për pozitat 5-8 shënuan dy fitore: 3:1 ndaj Maltes dhe 3:0 ndaj Norvegjisë, duke zërë vendin e 5.

Kadetët po ashtu zunë vendin e 5, ata shënuan dy fitore: 3:1 ndaj Wellsit dhe 3:0 ndaj Norvegjisë

Kadetet për plasmanin final për pozitat 5-8 shënuan një fitore dhe një humbje: 3:1 ndaj Irlandes dhe 0:3 ndaj Norvegjisë.

Në përgjithësi paraqitja e reprezentacionit tonë ka qenë në nivel shumë të lartë, këto janë arritjet më të mirë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat