Çmenden serbët – Sportistët nga Kosova ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë

Sporti

Çmenden serbët – Sportistët nga Kosova ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reagime të ashpëra kanë ardhur nga akterë të ndryshëm të shtetit të Serbisë, pasi që në qytetin Vrsac sportistët shqiptarë e kanë ngritur flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në një garë ndërkombëtare që është mbajtur në Serbi.

Bëhet fjalë për organizimin e sportit të paragjalldizmit në qytetin Vrsac të Serbisë, ku kanë marrë pjesë disa sportistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Fanol Shala dhe Hizdri Gubetini, kanë qenë prezent në këtë organizim, ku së bashku me ekipin e kombëtares shqiptare, e kanë ngritur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, në këtë organizim.

Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të mediave serbe, të cilat e kanë kundërshtuar ashpër pjesmarrjen dhe gjestin e shqiptarëve, madje duke e quajtur edhe provokim të rëndë.

Për pjesmarrje në këtë eviniment sportiv, përpjekje më të mëdha i kishte bërë tani i ndjeri Artan Venhari. Venhari ka ndërruar jetë aksidentalisht para disa ditësh gjatë fluturimit me paragllajd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat