Gashi ndau mirënjohje për ish-mundësin Sadik Ferati

Sporti

Gashi ndau mirënjohje për ish-mundësin Sadik Ferati

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:51

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim ish-mundësin Sadik Ferati, fitues i dy medaljeve botërore.

Ferati e zuri vendin e parë në stilin e lirë më 1991 në Kampionatin Botëror mbajtur në Kanada dhe vendin e tretë në stilin greko-romak. Më këtë rast, Gashi tha se ndihet i nderuar që ndan mirënjohje për mundësin Sadik Ferati dhe në të njëjtën kohë ai premtoi se me ndryshimet e reja të rregulloreve për sport do të ofrojnë mundësinë që të gjithë sportistët, sikurse mundësi Sadik Ferati, të cilët sjellin medalje, të përfitojnë shpërblim nga ana e shtetit.

“Në kohën kur Ferati ka filluar të ushtojë profesionin e mundësit nuk ka qenë e lehtë, sepse në atë kohë vendi ynë ka pasur sfida të mëdha politike dhe vendi ynë ka qenë i izoluar. Andaj, ne si MKRS, zotohemi që do të mbështesim sportistët  dhe arritjet e tyre, sepse ata po mundësojnë që vendi ynë të njihet anë e kënd botës” tha Gashi.

Ndërkaq, mundësi Sadik Ferati falënderoi Gashin për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportistëve.

Ai tha se “pas 20 vjetësh për herë të parë po hyj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe jam shumë mirënjohës që ministri Gashi më ofroi këtë mundësi. Viteve të fundit i përcjelli me vëmendje rezultatet e sportistëve dhe pa mbështetjen e ministrit Gashi nuk do të kishim këto arritje që i kemi sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat