Përfundon mandatin Bordi i SHGSK-së, Kuvendi zgjedhor

Sporti

Përfundon mandatin Bordi i SHGSK-së, Kuvendi zgjedhor

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:38
Përfundon mandatin Bordi i SHGSK-së, Kuvendi zgjedhor

Gjithçka është e qartë, përfundon mandatin Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës, më 27 shtator mbahet Kuvendi Zgjedhor dhe i Punës.

Bëhet e ditur se, mes pikave që do të diskutohet është edhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të punës 20. 12. 2017.  

Raporti i punës së SHGSK-së për periudhën 2015-2016-2017/ 2018-2019, Raporti Financiar 2015-2016-2017/ 2018-2019 dhe ndryshimi i Statutit, plotësimi dhe modifikimi. Kush do të kandidatojë për kryetar të ri?

"Mandati 4 vjeçar i Bordit aktual të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka përfunduar. 

Me këtë rast, SHGSK-ja do të mbajë Kuvendin Zgjedhor dhe atë të Punës më 27 shtator në orën 11:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.
Kryetari i deritanishëm Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku kanë vendosur që të mos rikandidojnë për mandatin e ardhshëm. Megjithatë, Bordi ka vendosur që të nominoj Edmond Thaçin për kryetar të SHGSK-së. 

Gara për të parin e Shoqatës është e hapur për të gjithë, andaj personat që dëshirojnë të kandidojnë për këtë post duhet ta bëjnë publike më herët apo ta propozojnë këtë në Kuvend", thuhet nga shoqata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat