Disa federata e duan për president të Komitetit Olimpik të Kosovës! Kelmendi e pranon me zemër

Sporti

Disa federata e duan për president të Komitetit Olimpik të Kosovës! Kelmendi e pranon me zemër

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:36
Disa federata e duan për president të Komitetit Olimpik të Kosovës! Kelmendi e pranon me zemër

Një zhvillim interesant po ndodhë në sportin e Kosovës. 

Rreth 10 federata sportive e duan për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milaim Kelmendin. 

Kelmendi është kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës. 

Kelmendi e pranon se i ka dhjetë federata pas vetes dhe e kanë propozuar si kandidat për president të KOK-ut.  Ai tha se me gjithë zemër e pranon propozimin e tyre dhe sipas tij, është i gatshëm për këtë punë dhe i bindur në fitore.

Ai nuk jep emrat se cilat nga federata janë në krahë të tij, por sipas tij Kuvendit zgjedhor do të mbahet sipas ciklit olimpik. Pritet edhe një reagim nga administrata e KOK-ut, se vërtet ka kërkesa për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat