Eni pretendon suksese edhe më të mëdha

Sporti

Eni pretendon suksese edhe më të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:53
Eni Latifi

Kosova ka një numër të madh të futbollistëve në Evropë dhe në Skandinavi, pra siç janë shtetet Gjermania, Zvicra, Suedia etj. por përveç kësaj disipline, ka edhe karateist të talentuar, si Eni Latifi që po shënon suksese të lakmueshme.

Image

Eni garon në kategorinë -38 kg, nuk ka më shumë se 12 vjeç dhe është kampion në disiplinën e tij. Djaloshi me prejardhje nga Kosova, siç thonë familjarët e tij, ka fituar dy tituj kampioni të Gjermanisë.

Eni është shumë krenar për titujt dhe shpreson të arrijë suksese edhe në garat e ardhshme. Eni ka fatin qe ushtron në klubin shotokan Esslingen dhe ka trajner Xhemi Etemi, i cili e përkrah në çdo hap të karrierës po ashtu edhe Laurenti dhe Jorenimi fëmijët e trajnerit.  

Në anën tjetër, Eni ka pasur edhe një lëndim, që për 6 javë nuk kishte mundur që të ushtronte. Me kalimin e kohës e ka tejkaluar problemin dhe kishte filluar ushtrimet, për të marr pjesë në turnetë që u organizuan në Gjermani.

Sukseset që po i arrin talenti nga Kosova, që jeton e vepron me familje në shtetin gjerman, e motivojnë gjithnjë e më shumë për punë, për të arritur në nivelin më të lartë.  “Jam fëmija më me fat që jam kampion dhe jam shumë krenar sa nuk di si ta përshkruaj.

Të fitosh tituj në turnetë e ndryshëm është një kënaqësi. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, që me mbështet gjithmonë, si nëna ime që është gjithmonë në krahët e mi”, tha Eni.

Megjithatë Eni ka pasur sukses të mirë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë prillit që e lamë pas sivjet, kishte garuar në Las Vegas, në turneun ‘USA Open” dhe ka fituar dy çmime.

Image

“Jam shumë i lumtur që kam pas fatin me marr pjesë për turneun në Amerikë, ftesa me kishte ardhur fal trajnerit tim Xhemi Etemi. Jam në përgatitje të provimit për brezin e kaftë”, tha Eni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat