Shqipëria niset drejt Turqisë, kuqezinjtë gati për sfidën vendimtare

Sporti

Shqipëria niset drejt Turqisë, kuqezinjtë gati për sfidën vendimtare

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:30
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Stambollit pasi ditën e premte luan kundër Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Turqia është kryesuese e grupit me 15 pikë.

Një fitore do mbante në lojë Shqipërinë për një kualifikim të mundshëm, ndërsa humbja lë pa shpresë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja.

Ndeshja do të startojë në orën 20:45 në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat