E veçantë, Shaban Tërstena ndanë Oskarin e Artë Olimpik

Sporti

E veçantë, Shaban Tërstena ndanë Oskarin e Artë Olimpik

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:00
E veçantë, Shaban Tërstena ndanë Oskarin e Artë Olimpik

Sportisti më i mirë shqiptar, ish mundësi Shaban Tërstena, është kampion olimpik (medaljen e artë olimpike) në kategorinë 52 kg në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fitues i medaljes së argjendtë olimpike në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, dhe me medalje e medalje të shumta ndërkombëtare, të martën (me 15 tetor) ka një ceremoni të veçantë.

Image

Shaban Tërstena, kampion olimpik ndanë Oskarin e Artë Olimpik. 

Image

Ceremonia organizohet në orën 11.00 në “Aleksandar Palace” në Shkup, ku priten të janë të pranishëm figurat më të shquara të të gjitha sferave. 

Çmimi "Oskari i Artë Olimpik" ndahet për herë të tretë. 

Emri i Shaban Tërstenës përmendet me shumë emocione nga gjeneratat e vjetra, kujtohet si një mundës i jashtëzakonshëm, që vështirë lind kalibër si ai, që atëkohë përfaqësonte ish Jugosllavinë (kur ishin gjashtë republika në kuadër të saj, si Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Serbia dhe krahinat si Kosova e Vojvodina. Sukseset e tij bënë krenar kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat