Tërstena ndau “Pesë oskarët e artë olimpik”

Sporti

Tërstena ndau “Pesë oskarët e artë olimpik”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:45
Tërstena ndau “Pesë oskarët e artë olimpik”

Në hollin e hotelit “Aleksandër Palace” në Shkup, sportisti i shekullit 20 në Maqedoninë e Veriut, kampioni olimpik, Shaban Tërstena ka ndarë “Pesë oskarët e artë olimpik” për këtë vit.

Ai në mënyrë tradicionale ndanë mirënjohje për personalitete që kanë qenë të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyer.

Këtë vit shpërblimet shkuan në duart e Gjorgji Kuzmanovskit, kryetar i Lidhjes së Sporteve të Shkupit, Anton Sereci, ishgazetar sportiv në Radio Shkupi, Miroslav Naumovski, ish-redaktor përgjegjës në magazinën e vetme sportive “Skok”, Migena Gorena, kryeredaktore në MTV2 dhe Vanco Cifliganec, ish-president i Federatës së sporteve luftarake të Maqedonisë.

Në ceremoninë organziuar kanë marrë pjesë personalitete të shumta sportive.

Pas përfundimit të ceremonisë, Tërstena kishte përgatitur një koktej rasti për të pranishm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat