Ka një ditë të veçantë bukuroshja e sportit në Kosovë 

Sporti

Ka një ditë të veçantë bukuroshja e sportit në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:41
Fortesa Orana

Është potencial i sportit përkatësisht i karatesë dhe vlerësohet si prej garuesve që mund t’i sjellë medalje Kosovës nga rrafshi ndërkombëtar. Është Fortesa Orana, karateistja e kombëtares së Kosovës dhe njëherësh edhe prej studenteve të dalluara si dhe vlerësohet bukuroshja më e bukur e sportit tonë.

Ajo ka një ditë të veçantë, datëlindjen e saj, 23 vjeçe dhe duke jashtëzakonisht, sidomos me urime të shumta që mori nga familjarët, miqtë, shokët e shoqet, që besa edhe nga fansat që ka dhe një frymëzim edhe për brezat e rinj të dy gjinive. 

Image

Fortesa nga Gjilani është një vajzë e sinqertë, inteligjente dhe dikur edhe modele, tani sportistja më e mirë në vendin tonë në sportin e karatesë, që ka ambicie të sigurojë normën për Lojërat Olimpike – Tokio 2020. 

Fortesa për datëlindje ka një veshje me ndershme, elegante dhe është e hareshme, me synime të mëdha jo vetëm në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat