Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”

Sporti

Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:13
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova

Nesër fillon gara Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e bashkuara arabe, atje do të marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550 garues.

Kosovën do ta përfaqësojnë 4 garues: Majlinda Kelmendi(-52kg), Nora Gjakova (-57kg) që ndeshen nesër, Akil Gjakova (-73kg) ndeshet pasnesër dhe Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e shtunë.

Majlinda Kelmendi në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Ivori Kosti Salimata Fofana.

Nora Gjakova në ndeshjen e parë takohet me garuesen serbe Marica Perisic.

Akil Gjakova në ndeshjen e parë takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite Andulelah Albali dhe garuesit nga India Nilesh Balhara.

Loriana Kuka në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit atje po marrin pjesë trajneri Driton Kuka dhe kryetari Agron Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat