Mahallët e karatesë!

Sporti

Mahallët e karatesë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:58
Mahallët e karatesë!

Jeta sportive sjellë shumë sfida, shumë miq, po ashtu gëzime e dëshpërime, ndonjëherë edhe rival të përbetuar në arenë.

Dhanë shumë për karatenë dhe sportin, kurrë nuk iu ndanë që nga vëllai i madh Fahri Mahalla, themelues i klubit Kastrioti nga Ferizaj (ish Borci kur u themelua në vitin 1978). 

Në kohërat më të vështira intensifikuan punën në karate, ndërtuan një sallë të improvizuar dhe aty u zhvilluan kampionatet e ndryshme të Kosovës (karate, kick-box, full-kontakt etj).       

Foto që ka një domethënie, janë tre vëllezërit Mahalla, Halili, më i vogli kryetar klubi dhe kontribuues i madh.

Në foto janë i pari Halil Mahalla - kryetar, Raif Musa - trajner, Gani Mahalla - trajner, Nebih Mahalla - ish karateist i mirënjohur dhe Afrim Krasniqi ish- karateist i mirënjohur. Gjeneratë që dhanë shumë edhe në kohën e okupimit dhe ishin halë në sy nga pushtuesi serb. “Gjithmonë së bashku drejt sukseseve!”, ky është mesazhi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat