Redi Jupi: Me një kombëtare, shqiptarët gjithmonë do të kualifikoheshin në kampionate evropiane e botërore

Sporti

Redi Jupi: Me një kombëtare, shqiptarët gjithmonë do të kualifikoheshin në kampionate evropiane e botërore

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 22:00
Redi Jupi

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi ka thënë se Shqipëria është dobësuar shumë në momentin që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.

Jupi në një lidhje direkte në “Debat Plus” ka thënë se nëse shqiptarët me këto kapacitete do të kishin një kombëtare të përbashkët do të kualifikoheshin gjithmonë në kampionate evropiane dhe botërore të futbollit.

Ai ka thënë se është fatkeqësi që ndarja mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar në kohën e komunizmit.

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka thënë se ‘Kombëtarja e Kosovës” ka fituar popullaritet të madh në Shqipëri për shkak të lojërave të mira që ata kanë zhvilluar.

Duke komentuar zgjedhjen e Rashicës për Kosovën, Jupi ka thënë se ai është i pjekur dhe askush nuk mund ta kontestojë vendimin e tij se zgjodhi Kosovën dhe la Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat