Një takim me Teutën

Sporti

Një takim me Teutën

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:30
Një takim me Teutën

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka pritur në një takim të veçantë, drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës Edmond Thaçi, kryetar dhe Artan Muhaxhiri, sekretar i përgjithshëm.

Takimi i ndërmjetësuar nga doajeni i gazetarisë sportive në Tetovë e Maqedoni Shaban Sinani, solli biseda rreth temave interesante dhe bashkëpunimit të gazetarëve sportivë e komunitetit të sportit në Tetovë e Kosovë.

Kryetarja Arifi ka dhënë detaje rreth përkrahjes që jep Komuna e Tetovës për sportin, me theks të veçantë atë amator, duke i dhënë hapësirë grupmoshave të reja dhe mbështetjes së talentëve të rinjë në volejboll, karate, atletike dhe shkollat e futbollit.

Kryetari i SHGSK-së Edmond Thaçi e njoftoi znj. Arifi rreth aktivitetit të kokunitetit të gazetarëve sportivë në Kosovë.

“Më 31 Janar do të kemi ceremoninë e çmimeve Ali Shala dhe turneun Burim Hatipi, pjesë e së cilave do të jenë edhe gazetarët sportivë nga Maqedonia e Veriut e me theks të veçantë ata nga Tetova” - tha Thaçi.

Artan Muhaxhiri theksoi punën që ka bërë gazetaria sportive në Kosovë për promovimin sukseset e klubeve nga Tetova, si në futboll, volejboll, karate dhe atletikë.

Shaban Sinani nga Klan Maqedonia theksoi bashkëpunimin e ngushtë me gazetarët nga Kosova dhe ai shtoi se arsye kryesore e takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit në prag të ndeshjes së rëndësisë së veçantë Maqedoni e Veriut - Kosovë.

Pas takimit me kryetaren Arifi, SHGSK do të vazhdojë serinë e thellimit të bashkëpunimit me gazetarët sportivë në rajon, me theks të veçantë me komunat me shumicë shqiptare në shtetet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat