Krasniqi, Xhambazi, Shabani, Ukimeraj e Kondirolli, si u paraqitën në Kampionatin Evropian?

Sporti

Krasniqi, Xhambazi, Shabani, Ukimeraj e Kondirolli, si u paraqitën në Kampionatin Evropian?

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:04
Krasniqi, Xhambazi, Shabani, Ukimeraj e Kondirolli, si u paraqitën në Kampionatin Evropian?

Dita e parë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m) që po zhvillohet në Glasgou, reprezentuesit tanë patën paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar katër rekorde absolute të Kosovës.

Sportistet që u paraqiten sot arritën këto rezultate:
Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 100 metra delfin u rendit i 61 me kohe 00:59:95 rekord i ri i Kosovës

Dasar Xhambazi u paraqit ne disiplinën 50 metra bretkocë u rendit i 48 me kohe 00.29.58 rekord i ri i Kosovës

Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 400 metra krol u rendit i 43 me kohe 03.56.58 rekord i ri i Kosovës

Fjorda Shabani u paraqit në disiplinën 100 metra shpinë u rendit e 36 me kohë 01.08.68
Stafeta 4×50m krol meshkuj me përbërje: Olt Kondirolli, Dren Ukimeraj, Dasar Xhambazi dhe Arti Krasniqi u rendit e 16 me kohen 01.40.28 dhe vendosen rekord te ri te Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat