Haliti: Përmirësohen rekordet shtetërore

Sporti

Haliti: Përmirësohen rekordet shtetërore

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:01
Haliti: Përmirësohen rekordet shtetërore 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, tha se po përmirësohen rezultatet e garuesve të Kosovës, që po marrin pjesë në kampionatin Evropian që po mbahet në Glasgou të Skocisë.  

“Me vet faktin që po përmirësohen rekordet shtetërore ne duhet ti vlerësojmë patjetër, sidomos paraqitjet shumë të mira të sportistëve të rinj.

Kjo na jep shpresë se noti me përmirësimin e infrastrukturës do të jetë sport që nuk do ti mungojnë rezultatet dhe masoviteti që është në rritje.

Niveli ku këta sportist po prezantohen është niveli më i lartë në Evropë dhe ne nuk kemi pritur plasman të mirë por ajo çka kemi pritur është plotësuar, pra përmirësimi i rekordeve që besoj se do të vazhdoj edhe ditëve në vijim”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat