Xhambazi e Krasniqi me rekord të ri të Kosovës

Sporti

Xhambazi e Krasniqi me rekord të ri të Kosovës

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:01
Xhambazi e Krasniqi me rekord të ri të Kosovës

Garuesit e kombëtares së Kosovës, treguan paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë.

“Edhe dy Rekorde te reja në ditën e tretë të Kampionatit Evropian. Dita e tretë e Kampionatit Evropian të notit në pishina të shkurta (25 metra), reprezentuesit tanë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde absolute të Kosovës.

Sportistet që u paraqiten sot arritën këto rezultate:

Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol u rendit i 69 me kohë 00:25:51. 
Dasar Xhambazi u paraqit ne disiplinën 100 metra Bretkocë u rendit i 47 me kohe 01.06.06 rekord i ri i Kosovës.

Arti Krasniqi u paraqit ne disiplinën 200 m MIX u rendit i 48 me kohë 02.04.35 rekord i ri i Kosovës”, thuhet mes të tjera nga Federata e Notit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat