Sportistja më e bukur në Kosovë befason me Kështjellën!

Sporti

Sportistja më e bukur në Kosovë befason me Kështjellën!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:07
Sportistja më e bukur në Kosovë befason me Kështjellën!

Emër i njohur i sportit në Kosovë, pretendon medalje në rrafshin ndërkombëtar, është gjilanasja Fortesa Orana, anëtare e kombëtares së Kosovës. 

Fortesa njihet si nga sportistet më të bukura në Kosovë,  ka pasur një takim rasti me Miss Univers 2010, Kështjella Pepshi.

Një takim i këndshëm ku biseduan për shumëçka por nuk e lanë anash as sportin. 

Sa për dijeni, edhe Fortesa është marr me modelim një kohë, ndërsa sot është edhe karateistja më e mirë në vendin, me gjasa që në të ardhmen të stoliset edhe me medalje evropiane apo botërore.

Ajo punon pareshtur dhe ka synimet që ta prekë njërën nga medaljet, evropiane apo botërore. “Takimi me Kështjellën ka qenë i përzemërt dhe diskutuam për shumëçka që i takon botës shqiptare!”, tha shkruar Fortesa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kështjella është edhe këngëtare dhe një emër i respektuar jo vetëm në botën shqiptare. Ajo njihet edhe më këngën në gjuhën angleze 'Too Many Liles Musioxc'.  

A mos vallë, se ish modelja dhe ish misin, ka edhe një plan të përbashkët për të ardhmen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat