Krasniqi me klubin e tij në Zvicër ka ambicie të mëdha

Sporti

Krasniqi me klubin e tij në Zvicër ka ambicie të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:53
Krasniqi me klubin e tij në Zvicër ka ambicie të mëdha

Taekwondo është prej sporteve që sjell emocione në shtetet e ndryshme evropiane, ndërsa në vendin tonë nuk është aq edhe i popullarizuar. Me sportin e Taekwondos po arrijnë suksese të mira shkolla “Krasniqi  Taekwondo” në Villeneuve të Zvicrës. Krasniqi është themelues dhe trajner i shkollës “Krasniqi Taekwondo” dhe ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.  

Image

Krasniqi flet edhe për karrierën e tij se si e ka nisur me këtë sport interesant. “Me taekwondon kam filluar edhe zyrtarisht në vitin 1995 në Vevey. Në vitin 1997 kam filluar garat kur jam shpall kampion ndërkombëtar dhe kam bë një histori në Zvicër dhe të shqiptarëve në botë.

Sepse kur është hapur kategoria ‘minimes’ jam garuesi i parë që ka marr pjesë dhe ka arrit rezultat ndërkombëtar.  Prapë kam vazhduar dhe kam fituar disa herë titullin kampion zviceran. Në vitin  2008-2009 jam shpall kundërshtari më i mirë në Zvicër. Në vitin 2009 kam fituar garën ndërkombëtare në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ‘Kosova Open’, ndërsa në vitin 2010 kam hap shkollën time në Villeneuve ku e kam pas garues vëllaun tim Mërgimin dhe kemi marr pjesë në Kupën Botërore në Afrikë dhe kemi zërë vendin e pestë. Në këtë vit është shpall kampion në kategori 58 kg për seniorë dhe kundërshtari më i mirë 2010-2011.  Në vitin 2012 lash kombëtaren e Zvicrës për t’ju bashkuar Kosovës, ku me dy garues tjerë morën pjesë në World Sport festival në Vjenë dhe arritëm vendin e parë dhe të tretin për Kosovën.

Në vitin 2014 fituam vendin e 3-të në evropian në Belek të Turqisë. Në vitin 2016 Mërgimi ka marr pjesë me Kosovën në Kampionatin Evropian ku u mbajt në Montreux, kurse në shkurt 2018 kam arritur dy medalje të bronzta me dy garues të mi ne kualifikim për evropian të të rinjve po ashtu edhe në vitin 2019. Në Kampionatin e Kosovës morën pjesë me dy garues dhe fituam vendin e parë dhe të tretë.

Image

Në vikendin e kaluar fituam 2 medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të të rinjve në Sindelfingen të Gjermanisë. Sot jemi nga shkollat më të mira në Zvicër. Duhet theksuar se fituam 6 medalje në garën ndërkombëtare ‘Park Pokal’ ku edhe në të njëjtën kohë u mbajt Kampionatin Evropian i të rinjve me 7-8 dhjetor. Kemi arrit mbi 200 medalje prej 2010 deri me tani”, tregon Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Cilat janë synimet për te ardhmen?

Image

“Synimi është që t’i japim mundësi garuesve të Kosovës sa të munden ta përfaqësojnë Kosovën në kampionate të mëdha.  Sepse duhet me ditë që në shkollën time  mbi 60% të nxënëseve të mi janë shqiptarë të Kosovës.

Kam dëshirë që të kanë mundësi me zgjedh nxënësit e mi kombëtaren, me Kosovën apo me Zvicrën. E imja është që me talent sa të munden me ndihmuar Federatën e Kosovës, më arritur sa më shumë rezultate edhe pse sot Kosova është në drejtimin e suksesit por me diasporë mund te kompletohen kategoritë ku ka mungesë rezultati.

Ne shkurt kemi kualifikimet evropiane në Gjermani dhe në prill Kampionatin Evropian  për klube.

Image

Ti përballojmë sfidat më të mëdha e të fitojmë së bashku me kombëtaren e Kosovës. Kemi vetëm 8 vite që kemi shkollën në Zvicër, jemi një shkollë shumë e re por rezultatet që i kemi bërë deri më sot janë të jashtëzakonshme në historinë e klubeve të Zvicrës dhe jemi shkolla e parë prej shqiptarëve që qëndron aq shumë vite. Bashkëpunojmë me te gjitha institucionet në Zvicër (komunë, shkolla, Swiss Olympic e ta”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat