Kjo është palestra më e re në Kosovë, që po e gëzon një qytet të vuajtur

Sporti

Kjo është palestra më e re në Kosovë, që po e gëzon një qytet të vuajtur

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:29
Kjo është palestra më e re në Kosovë, që po e gëzon një qytet të vuajtur

Vuajtje e vuajtje, që po i vije fundi, Kaçaniku po bëhet me palestër të re. Ky është lajmi më i mirë për banorët kaçanikas me rrethinë.  

Image

“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunën e Kaçanikut, vizituan punimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Palestrën Sportive te qytetit ku është në fazën finale te punimeve.

Investimi në Palestren e Sportit të qytetit që ka kapacitet 1200 që krijon kushte sipas standardeve për Klubet sportive, shoqatat, sportistët dhe të rinjtë e qytetit të Kaçanikut të zhvillojnë aktivitetet e tyre. 

Image

Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht duke investuar që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde EHF, FIBA, CEV,etj.”, shkruan Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat