Sukses i madh i karateistëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut 

Sporti

Sukses i madh i karateistëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:32
Sukses i madh i karateistëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut 

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sukses të madh në Kupën Ballkanike, që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ky është një sukses i madh dhe që meritojnë lëvdata garuesit tanë.  “Kosova po merr pjesë në dy aktivitete Kupa e Maqedonisë dhe Turneu Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21.

Image

Fortesa Orana, e artë me ngjyrë kaltër e kuq

Kosova fitoj 9 medalje prej tyre 2 të arta, një  të argjend dhe 6 te bronzta, kjo u arrit në trofeun e Maqedonisë se Veriut, qe u mbajt në Shkup. Në këtë garë morën pjesë mbi 100 garues në konkurrencën e seniorëve, nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe nikoqiri Maqedonia e Veriut.

Në ketë aktivitet drejtësinë po e ndajnë edhe 10 gjyqtarë nga FKK-ja. Kosova do të marr pjesë në Turneun Ballkanik për kadetë, junior dhe U21 që do të mbahet po ashtu në Shkup me 15 dhjetor.  Marrim pjesë me 84 garues në dy disiplinat kata dhe kumite.
Medalje fituan në turneun Kupa e Maqedonisë:

Të artë:
Fortesa Orana, kumite mbi 68 kilogram
Benjamin Shabani, kumite mbi 84 kg
Te argjendtë:
Blodin Pakashtica, kumite mbi 84 kg

Të bronztë:
Vlerona Shala kata
Antoneta Budakova, kumite deri 55 kg
Hatigje Zejnullahu, kumite deri 50 kg
Edisa Beka, kumite deri 61 kg
Shpresim Shabani, kumite deri 67 kg
Elhami Shabani, kumite deri 75 kg”, thuhet nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat