Kastrioti po godet fuqishëm...

Sporti

Kastrioti po godet fuqishëm...

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 13:40
Kastrioti po godet fuqishëm...

Sa më shumë klube që kemi të notit aq më mirë është dhe e rritë edhe konkurrencën në nivel të vendit. Klubi që ka talente padyshim është edhe Kastrioti nga Ferizaj, që ka trajner Bashkim Haxhimusën.

Image

“Klubi i Notit Kastrioti godet fuqishëm.

Pas 4 muajsh stërvitjesh të pjesshme, garuesit tanë arritën të korrin sukses duke rrëmbyer 11 medalje. Befasia e kësaj gare ishte Fjolla Rushiti e cila për 4 muaj stërvitje arriti t'i rrëmbej 3 medalje dhe atë të bëhet nënkampione në kategorinl D, por ajo më kulmorja e saj ishte se edhe në kategorinl e saj absolute u stolis me medaljen e bronztë.

Image

Radhitja:Fjolla Rushiti:
Vendi 2 medalje e argjendtë (kategoria D)
Vendi 3 medalje e bronztë (kategoria D)
Vendi 3 medalje e bronztë (kategoria A) 

Edi Ilazi, Argin Idrizi, Edonis Delolli dhe Eris Ahmeti treguan se janë mjaft mirë të organizuar si në gara personale ashtu edhe grupore, djelmoshat e klubit arritën të sigurojnë 8 medalje të argjendta dhe atë në disiplinat 4x50m stil i përzier dhe 4x50m krol.
Elda Idrizi dhe Alba Bytyqi si dy garueset më të reja arritën të renditen mjaft mirë në plasmanin e përgjithshëm dhe përmirësuan po ashtu rekordet e tyre personale nëpër disiplina dhe shumë shpejt do t'i shohim me medalje në duar.

Unë si trajnerë po ndihem krenar sepse qyteti i ynë po ec me hapa gjigant drejt sukseseve mëdha në sportin e notit kur dihet se të gjithë garuesit ferizajas nga puna ime morën hapat e parë në sportin e notit, apo u bënë garues kulmor të këtij sporti në Kosovë.
Tani presim që në viti 2020 të nxjerrim talent të rinj dhe notuesit e KN Kastriotit ti kalojnë kufijtë e Kosovës dhe me sukseset e tyre të dëshmojmë se vërtetë ja vlen të investohet në sportin e notit.

Image

Djem dhe vajza na e bëtë zemrën mal,   edhe më shumë suksese garave të ardhme”, thotë Bashkim Haxhimusa. "Kur garuesit ferizajas arrin rezultate mua më bëhet zemra mal, pavarësisht se në cilin klub gjenden", tha Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat