Përfaqësuesi i Kosovës në Bullgari, Edon Cana i reagon Gjokoviçit: Ke mbetur primitiv, i prapambetur dhe...

Sporti

Përfaqësuesi i Kosovës në Bullgari, Edon Cana i reagon Gjokoviçit: Ke mbetur primitiv, i prapambetur dhe...

Nga: F.B Më: 13 janar 2020 Në ora: 10:04
Novak Gjokoviç

Përfaqësuesi i Kosovës në Bullgari Edon Cana ka komentuar në Tviter mënyrën e festimit të tenistëve serbë në titullin ATP në Australi, ku ka kënduar këngën nacionaliste “Marsh në Drin” dhe këngë për Kosovën, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në reagimin e tij ka qenë veçanërisht i ashpër ndaj tenistit Novak Gjikoviç.

"Pas marshit ushtarak, ata kanë vazhduar me Kosovën. Mund të bëhesh fitues i ATP-së, por mbetesh një primitiv, i prapambetur edhe një nacional-shovinist i zakonshëm ballkanas. Nuk është e rastësishme që Novak Gjokoviç është tenisti më pak i dashur nga kampionë e tenisit në histori të këtij sporti ", ka shkruar Cana.

Shkas për këtë reagim është këndimi dhe festimi pas fitores së të dielës në Kupën ATP të zhvilluar n[ Australi dhe festimeve të tenistëve me këngët nacionaliste  "Marshi në Drin" dhe "Vidovdan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat