Një punëtor ankohet në palestrën e sportit në Ferizaj, 4-5 muaj pa rroga!

Sporti

Një punëtor ankohet në palestrën e sportit në Ferizaj, 4-5 muaj pa rroga!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:58
Një punëtor ankohet në palestrën e sportit në Ferizaj, 4-5 muaj pa rroga!

Qe 4-5 muaj nuk kanë marrë rroga punëtorët me kontratë mbi vepër në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, njofton njëri nga punëtorët me kontratë mbi vepër.  

“Qe 4-5 muaj jemi pa rroga, shpresojmë se Komuna e Ferizajt do t’i qes pagat tona për të gjithë punëtorët me kontratë mbi vepër, të paguhet djersa jonë. 7-8 punëtorë jemi pa rroga qe 4-5 muaj”, tha njëri nga punëtorët me kontratë mbi vepër që nuk do t’i përmendet emri.

“Është katastrofë! 4-5 muaj pa rroga, puno në palestrën sportive e mos merr rrogë, e pakuptueshme”, ankohet njëri nga punëtorët.

Presim që zyrtarët nga komuna e Ferizajt, ta sqarojnë se cila është e vërteta e kësaj situate, sipas ankuesit, 4-5 muaj pa rroga!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat