Tefejuz, në mesin e klubeve më të mira për vitin 2019 nga FMM

Sporti

Tefejuz, në mesin e klubeve më të mira për vitin 2019 nga FMM

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:44
Tefejuz, në mesin e klubeve më të mira për vitin 2019 nga FMM

Federata e mudjes së Maqedonisë, të martën në Shkup, në një ceremoni rasti ka shpallur klubet, mundësit, trajnerët e tjerë më të mirë për vitin e kaluar.

Në mesin e më të mirëve për vitin 2019 janë shpallur edhe nga klubi i mundjes Tefejuz nga Shkupi.

Nga ky klub si më të suksesshëm janë zgjedhur: Aid Saliasi (kadet), Bunjamin Nuhishi (U20), Idris Kurtishi (trajner tek kadetët), ndërsa KM Tefejuz për nga sukseset u zgjodh klubi i tretë në vend si dhe u shpall klubi më i organizuar nga ana e FMM-së.

Kryetari i klubit, Nusret Xhaferi është shprehur shumë i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, duke shpresuar në suksese edhe më të mëdha në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat