Disa e shajnë Besimin por a e dini se kush ishte në vitin 1996?

Sporti

Disa e shajnë Besimin por a e dini se kush ishte në vitin 1996?

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:15
Disa e shajnë Besimin por a e dini se kush ishte në vitin 1996?

Njeriu i sfidave, i proceseve sportive dhe i njohur edhe me butësinë e tij, me buzëqeshjen karizmatike, është Besim Hasani.

Disa e shajnë e nuk pajtohen me politikën e tij programore për zhvillimin e sportit, por kjo assesi nuk e nervozon Hasanin, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, sepse në botën demokratike çdo kush e ka të drejtën të flas e të mendoj ndryshe madje as kafe mos ta pijë me ty. 

Hasani siç thonë disa, sikur edhe 12 herë në vit të mbahen zgjedhjet po aq herë do të fitojë sepse është figurë emblematike e sportit!  Për ata që nuk e din, Besim Hasani në kohërat më vështira, kur shantazhet e kërcënimet ishin të pandalshme nga pushtuesi serb, ai i priu proceseve, ishte kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Prandaj, Hasani është njeriu i sakrificave dhe sigurisht se do të ndihej edhe më komod kur ka kundërshtarë në krahun tjetër, se e ndihmon edhe në zhvillimin më të hovshëm të KOK-ut. Me një fjalë, e din edhe disa nga federatat, që ende janë aty, se edhe Hasani i ka dal gjoks me gjoks pushtuesit serb dhe asnjëherë nuk u tremb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat