Ademi fiton medalje të bronztë me shkëlqim ari

Sporti

Ademi fiton medalje të bronztë me shkëlqim ari

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:19
 Ademi fiton medalje të bronztë me shkëlqim ari

Gjemajl Ademi djaloshi me prejardhje nga Ferizaj por që jeton dhe ushtron në Belgjikë gjatë fundjavës u paraqit në kampionatin e Flandrës ku edhe arriti që të fitoj medaljen e bronztë por me shkëlqim ari pasi pati një paraqitje shumë të denjët me kundërshtar me më shumë përvojë se ai por edhe që ishin të rënkuar mirë në Evropë.

“Ka qen një konkurrencë mjaft e fuqishme ku unë tregova edhe paraqitje shumë të mirë.

Kundërshtarët e mi kanë qenë me shumë përvojë por u përballa me ta me sukses dhe ja që arrita në fund të fitoj medaljen e bronztë që për mua është sukses duke e parë fuqinë e kategorisë ku u ndesha”, thotë Ademi, duke shtuar se ai nuk do të pushoj aspak pasi po e pret edhe kampionati i Belgjikës. “Kampionati po afrohet dhe unë do përgatitem maksimalisht që të arrij sërish në piedestal.

Kam nevojë për një titull të tillë andaj do jap maksimumin”, tha Gjemajl Ademi, i cili me këtë sport po merret tani më 11 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat