Lëndohet Arifi

Sporti

Lëndohet Arifi

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:38
Lëndohet Arifi, lë në gjysmë garën në Paris

Karateisti nga Kosova,  Orges Arifi, e përfaqëson Shqipërinë në garën e Premier Ligës në Paris.

“Orges Arifi edhe pse shumë i lënduar e kalon xhiron e parë në garën e Premiere Ligës që është duke u zhvilluar në Paris, por fatkeqësisht në xhiron dytë i është ripërtërirë lëndimi dhe pas kontrollimit nga mjekët e arenës gjyqtari ia ndërpret luftën”, njofton prindi i tij, Fadili.  

“Në luftën e dytë Orgesi filloi mjaft mirë duke udhëhequr me 2:0.

Lëndimin e shfrytëzoj marokieni dhe e kthej luftën ne 2:4. Orges Arifi është lënduar para dy javësh gjatë përgatitjeve por rëndësia e garës e ka shtyrë qe edhe i lënduar të marr pjesë. Shpresojmë se lëndimi nuk do ta largon nga gara e ardhshme që do të mbahet pas dy jave në Dubai”, tregon Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat