Moderatorja sportive heq dorë nga futbollistët: Tani më tërheqin...

Sporti

Moderatorja sportive heq dorë nga futbollistët: Tani më tërheqin...

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Moderatorja sportive heq dorë nga futbollistët: Tani më tërheqin...

Prezantuesja e një emisioni sportiv, Einxhel Shkira, duket se pas “fiksimit” të saj për futbollistët, tani tërhiqet më tepër nga meshkujt policë.  Në një intervistë me “Shqipëria live”, e pyetur se cilat profesione kanë meshkujt më simpatikë, u përgjigj: “Ua, po ke plot djem simpatikë mo, në botën e muzikës ka simpatikë, në bankë ke, policë ka simpatikë”. 

Cili sektor të rezulton me më simpatikët?

“Së fundmi kam parë shumë policë simpatikë nëpër qytet, djem të rinj dhe më pëlqen ky trend që kemi ikur pak nga ajo gjenerata e xhaxhi policit”, tha Shkira. “Mua më pëlqen sporti, më pëlqejnë njerëzit sportivë, si unë e çdo femër tjetër. Të rralla janë femrat që pëlqejnë meshkujt me bark të madh, por që një mashkull me fizik të mirë është i pëlqyeshem për çdo femër”.

“E mendova që nuk duhet të kishim ndenjur ballë për ballë se mos bënim masë bashkë”, iu drejtua moderatorit në studio, ndërsa Erjona Rusi i tha: “Shiko, më duket se ti bën masë me futbollistët, jo me moderatorët”.

Einxhel iu përgjigj: “Unë me futbollistët jo, por janë futbollistët ata që shkojnë pas vajzave të bukura. Po ta llogarisësh raportin, besoj një vajzë të bukur e ngacmon një ekip i tërë, kurse një vajzë nuk besoj se ngacmon gjithë ekipin”. 

Kujtojmë që bukuroshja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me botën e futbollit, ku në të shkuarën nuk kanë munguar romancat e saj me futbollistë.

Pas lidhjes me lojtarin e kombëtares, Bekim Balaj, modelja u bë protagoniste e një historie dashurie “virtuale” me mesfushorin e Juventusit, Emre Xhan. Bukuroshja e shprehu hapur pëlqimin e saj për lojtarin me origjinë turke, duke i kushtuar postime të shumta në “Instagram”.

Por nga emisioni “Shqipëria Live”, ajo mbeti e pakënaqur pikërisht për temën në fjalë, që kishte në qendër futbollistët shqiptarë, më përkatësisht u diskutua rreth pyetjes se përse ata janë kaq të adhuruar nga gjinia femërore, si dhe u trajtuan disa nga deklaratat më të forta që vajzat kanë shprehur për futbollistët.

Einxhel Shkira ishte në lidhje të drejtëpërdrejtë, ndërkohë që në studio ishin të ftuar gazetarja sportive, Hygerta Sako, dhe ish-futbollisti i Kukësit, Hair Zeqiri, për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me temën. Me sa duket, Einxhelit i kishin komunikuar më parë se do fliste në studio për eksperiencën e saj si gazetare në fushën e sportit, e jo për temën që u trajtua.

Nëpërmjet një postimi në ‘Story’, ajo shkruante se kjo gjë që iu bë nga stafi i emisionit “Shqipëria live” ishte e ulët dhe shumë dashakeqe. “Pranova të shkoja në atë emision sot, sepse m’u prezantua komplet temë tjeter, që supozohej lidhje me emisionin tim dhe eksperiencën e re në këtë fushë. Totalisht e papërgatitur dhe jashtë dijenisë sime për temën që realisht po trajtohej!

Tentativa të tilla për të vënë pabesisht në situatë të padëshiruar dikë, janë tepër të ulëta dhe totalisht dashakeqe. Gëzoni me dy-tre tituj lajmesh, ishalla ju kam zbukuru ditën”, shkruante Einxhel, duke dëshmuar dhe një herë se është natyrë rebele dhe që e ngre zërin ndaj situatave të tilla, kur fjala është për imazhin dhe personalitetin e saj në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat