Sot shorti i gjysmëfinalistëve të Kupës së Kosovës

Sporti

Sot shorti i gjysmëfinalistëve të Kupës së Kosovës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Sot do të hedhet shorti i gjysmëfinalistëve të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në garë janë katër skuadra: Prishtina që në çerekfinale eleminoi me lehtësi Vushtrrinë 4:1, Drenica befasoi Gjilanin e milionerëve me rezultat 2:0, Ballkani kampioni vjeshtor që u kualifikua pasi eleminoi Dukagjinin me rezultat 2:0 dhe Feronikeli që në fund siguroi kualifikimin ndaj Lirisë.

Shorti do të hidhet në zyret FFK-së, me datë 18.02.2019, në ora 12:00.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen me kthim, takimet e para do të jenë 8 ndërsa ndeshjet e dyta me datë 22 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat