Nuk kemi nevojë për vendime drastike

Sporti

Nuk kemi nevojë për vendime drastike

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:30
Nuk kemi nevojë për vendime drastike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka zhvilluar konsultimet me Federatat Ndërkombëtare të Sporteve Olimpike Verore.

Në komunikatën e lëshuar për media, IOC u ka kërkuar të gjitha palëve të interesuara që të bëjnë gjithçka që munden për të kontribuuar në kontrollin e koronavirusit.

Sipas IOC, momentalisht nuk ka nevojë të merren vendime drastike për mundësinë e shtyrjes së LO Tokio 2020.

“Situata rreth virusit COVID-19 po ndikon në përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe gjendja po ndryshon dita ditës. IOC mbetet plotësisht i angazhuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020, dhe kur kanë mbetur më shumë se katër muaj, nuk ka nevojë për ndonjë vendim drastik në këtë fazë dhe çdo spekulim në këtë moment do të ishte kundër-produktiv”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e gjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“IOC inkurajon të gjithë sportistët të vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike Tokio 2020 sa më mirë që munden. Ne do të vazhdojmë t’I mbështesim sportistët duke u konsultuar me KO përkatëse”.

Po ashtu, është krijuar një grup emergjent për të bërë ndryshime në sistemet e kualifikimit të propozuara nga Federatat Ndërkombëtare.

Shumë gara ndërkombëtare kualifikuese janë anuluar, derisa shumica janë paraparë të mbahen në muajt maj dhe qershor.

Në ditët në vijim IOC do të zhvillojnë konsultimeve edhe me Komitetet Olimpike Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat