Federatat e ndryshme sportive në Kosovë, mos bëni gabime!

Sporti

Federatat e ndryshme sportive në Kosovë, mos bëni gabime!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:10
Federatat e ndryshme sportive në Kosovë, mos bëni gabime!

Të gjitha federatat sportive në Kosovë, të  mendojnë me koka të ftohta, të bëjnë plane konkrete për periudhën e muajit prill ose për muajin maj!

Federatat e ndryshme sportive të Kosovës, sidomos te sportet me dorë, nuk guxojnë të bien në panik dhe t’i përfundojnë garat qysh këto ditë. 

Ka ende kohë, ka ende mundësi të vazhdimit të kampionatit, qoftë nevoja edhe të rinisim nga fillimi i majit.

Kampionët duhet t’i nxjerrim qoftë nevoja edhe me play-off.

Të gjitha federatat duhet të kenë planin konkret, si plan B edhe play-off-in, që krejt në fund të ballafaqohen katër skuadrat e para për titull e katër të fundit për mbetjen në elitë, të paktën do të ishte më e mira të sportet me dorë. Të luhen të gjitha ndeshjet e play-off-it  në një palestër e pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat