Latifi: Më frymëzonte përkrahja e Salihut, Pukës e Rafunës 

Sporti

Latifi: Më frymëzonte përkrahja e Salihut, Pukës e Rafunës 

Nga: K. G. Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:05
Latifi: Më frymëzonte përkrahja eSalihut, Pukës e Rafunës 

Ish karateisti Isak latifi nuk e harron periudhën më të vështirë por edhe shumë të lavdishme të viteve të 90-ta.   

“Përkujtim për kontributdhënësit në sportin e Karatesë,
Drejtorin dhe arsimtarët e edukatës Fizike të shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Prishtinë, Sylejman Salihu me Jakup Pukën e Gani Rafunën, (të tretë tani në amshim), i falënderoj nga zemra për kontributin që e kanë dhënë për sportin në përgjithësi, e posaçërisht për shtytjen e zhvillimit të sportit të Karatesë. Ishte kjo treshe, që më mundësuan posa u bëra mjeshtër i Karatesë në v. 1973, që sallën e eduk. Fizike t'a kisha si sallë personale.

Më frymëzonte përkrahja e tyre, që për çdo të tretën ditë të përgatitesha vetë, që këtë art të dashur marcial, t'ua përcillja studentëve dhe nxënësve.

Por, më frymëzonin edhe reklamimet, me domethënie edukative, që ishin të vura në muralet e sallës ku ushtroja.
Ishte vatër dhe ndjenjë në zgjerim të kulturës e dijes. Një ndjenjë që me gjithë dëshirë do të doja ta takoja edhe sot në qarqet tona arsimore.

Po nga kjo shkollë, E. D. në vitin( me 12.05. 1991) , na e lëshuan që t'i iniciojmë zhvillimin e sportit në Kosovë, të cilin e kemi sot.

Sepse nga aty filloi formimi i sporteve të pavarura të Republikës së Kosovës.
Nga aty filloi mbajtja e kampionatit të parë në emër të Republikës së Kosovës ( në KARATE). Nga aty filloi të formohet Federata e parë në emër të R. K.
Nga aty filluan edhe seminaret për ngritje të kuadrove për trajner dhe arbitër(në KARATE).
E të gjitha këto iniciativa, që u morën me përkrahjen e juve që jeni në amshim, u morën nga "shtëpia" e juaj. Nga dëshira e juaj që rininë dhe ardhmërinë mos ta shuajmë, e mos t'ua humbim shpresat! E që në atë kohë regjimi serb çdo gjë shqiptare e kishte pushtuar!
Por jo shpresat, jo dashurinë të cilat kurrë s' mundë të pushtohen.
Nga gjiri i juaj, shpërthejë një vullkan që i kaploi të gjitha sportet tjera dhe si një epidemi e pavarësisë i përfshiu të gjitha degët tjera sportive në Kosovë. E kështu u formua edhe "Federata e Pavarur të Sporteve të Republikës së Kosovës. e cila, nën një ombrellë vepronin secila degë sportive, me integritetin më të lartë Kombëtar.
Pra ky ishte kontributi i juaj që; duhet ta dijmë, duhet ta respektojmë e kurrë mos ta harrojmë.
Falënderimet e mija ua dedikoi edhe Familjarëve dhe trashëgimtarëve të heronjve të kontributdhënësve të sportit.
Le t'ju përcjellët kjo uratë e imja zemërore të treve, juve që jeni në amshim! Zoti ju pastë bekuar!”, shkruan Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat