Diana – vajza e legjendës së futbollit të Kosovës, po bën bujë në një shtet të fortë 

Sporti

Diana – vajza e legjendës së futbollit të Kosovës, po bën bujë në një shtet të fortë 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2020 Në ora: 16:29
Diana me fanellën e Kroacisë është me mentorin e saj prof. dr. Luka Milanoviq

Kudo e respektueshme dhe një sportiste e dalluar është Diana, vajza e legjendës së futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku. 

Nuk ka më shumë se 24 vite por është shumë e angazhuar në sport, sidomos në futboll. Ajo nuk ka lindur në Gjakovë por në qytetin e Cannes të Francës, kur Kozniku luante për FC Cannes.

Diana ka qenë sportiste në trampolinë, kërcyese në ujë  3 metra, 5 metra,  7 metra dhe 10 m. kampione e shumëfishtë në Kroaci dhe e 10-ta në Evropë.

Image

Diana aktualisht punon në kombëtaren e futbollit të Kroacisë për femra U-19  dhe në Biotrening në Zagreb.

Image

 “Është vajza e dytë e imja,  e para është Teuta e lindur në Split (Kroaci), ndërsa shoqja ime është Allmira nga Prizreni”, tregon Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

 “Diana është specialiste e përgatitjes fizike në kif  5-vjeçar,  më e reja deri me tash.  

Image

Allmira, Diana e Ardian Kozniku

Ajo ka punuar edhe me kombëtaren e Kroacisë U-18 në basketboll, tani punon me Kroacinë U-18 në futboll dhe me ekipin NK Rudesh kur kanë hy në ligën e parë dhe e kanë fituar Kupën me trajnerin Igor Bishqan”, tha Kozniku. 

Image

Kozniku është krenar me vajzën e tij për punën profesionale dhe për respektin e vlerësimin që i bëhet nga kroatët.

Image

Medaljet e Dianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat