U shtynë për një vit, por Lojërat Olimpike mund të mos mbahen as në 2021-tën

Sporti

U shtynë për një vit, por Lojërat Olimpike mund të mos mbahen as në 2021-tën

Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Përderisa koronavirusi vazhdon të përhapet në Japoni, drejtori ekzekutiv i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tokio 2020 deklaroi sot se nuk mund të garantojë se Olimpiada e shtyrë do të organizohet vitin e ardhshëm, madje edhe përkundër shtyrjes 16-mujore.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe lëshoi një deklaratë emergjente këtë javë për luftën kundër virusit, duke e vendosur vendin nën kufizime pasi menduan se kishin shmangur përhapjen.

“Nuk mendoj se dikush do të mund të thotë nëse do të jetë e mundur ta vendos nën kontroll situatën brenda korrikut të ardhshëm ose jo”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike të Tokios, Toshiro Muto në një konferencë për media nga distanca.

“Ne sigurisht që nuk jemi në gjendje t’iu japim përgjigje të qartë”, tha ai.

Lojërat Olimpike u shtynë muajin e kaluar për periudhën nga 23 korriku deri më 9 gusht 2021 ndërsa Lojërat Paraolimpike u shtynë më 24 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat