Jeta përrallore në Bullgari e zyrtarit të lartë të Kosovës! Ja çfarë posedonte

Sporti

Jeta përrallore në Bullgari e zyrtarit të lartë të Kosovës! Ja çfarë posedonte

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:19
Latif Demolli

Kur e kujton periudhën e viteve të 90-ta, gjithsesi i çohen flokët përpjetë! 

Në vitet të 90-ta jetoi jetën përrallore në qytetin e Varnës në Bullgari, e kishte lokalin e vet dhe plot me mjeshtëri shqiptarë! 

Një jetë luksoze që dikush vetëm në filma e kishte parë. 

Image

Ai është Latif Demolli, dikur shef i lokalit “Cocktail Bar LATO" në Varna, ndërsa sot nuk e ka më at lokal më por është gjyqtar ndërkombëtar i boksit dhe zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Demolli kishte shijuar jetën e tij, sikurse sot të vdes nuk do t’i mbetet merak për asgjë.

Demolli njihet si punëtor i madh, dhe të gjitha me punë i kishte arritur në Bullgari.  

Image

Bëhet e ditur se, Demolli atëkohë ka ndihmuar shumë shqiptar që ishin në Bullgari, duke iu afruar gjëra që iu duheshin.  

Gjyqtari ndërkombëtar vendosi ta mbyllë lokalin në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe që të kthehet në Prishtinë, t’i përkushtohet jetës sportive dhe po kalon jetën e bukur sportive, veçmas si gjyqtar.

Image

Shumë shqiptarë që e njohin Demollin, sidomos që ishin në Bullgari, thonë se Demolli ka qenë i afërt dhe ndihmues i madh në periudha më të vështira.  Pas vitit 1999 Demolli më kurrë nuk u morë me lokal por vetëm me sport, sepse nuk e shihte më të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat