Sot është nënkryetare në Kosovë, kjo është familja e saj sportive!

Sporti

Sot është nënkryetare në Kosovë, kjo është familja e saj sportive!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:54
Familja e Mimoza Shkodrës

Ndihet krenare që i takon një familjeje sportive! 

Është Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e Dritës nga Gjilani dhe ish anëtare e kombëtares së Kosovës, aktualisht nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, njëherësh edhe profesoreshë.

Zëri i saj shkon aq fortë si në FVK, si në sferat tjera,  po ashtu është e angazhuar edhe në politikë, pjesë e PDK-së. 

Burri i saj, Arben Bislimi, ka qenë prej basketbollistëve më të mirë në vendin tonë, sot është trajner. 

Vajza e saj, Megi, luan me sukses volejboll në Akademinë e Dritës. Mimoza është e lumtur që ka një familje sportive dhe hiq më larg se dje ka pasur edhe datëlindjen e saj. Ka dy vajza e një djalë, ndihet e bekuar. “E bekuar që jam e rrethuar me shumë dashuri dhe me urimet”, ka shkruar mes të tjera Mimoza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat