Jadon Sancho mund të refuzojë Manchester Unitedi dhe të kalojë te Chelsea shkaku i Frank Lampardit

Sporti

Jadon Sancho mund të refuzojë Manchester Unitedi dhe të kalojë te Chelsea shkaku i Frank Lampardit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 18:54
Jadon Sancho

Jadon Sancho po ndiqet nga një numër i madh i klubeve evropiane, derisa Chelsea dhe Manchester United po e udhëheqin garën për anësorin e Borussia Dortmundit.

Anglezi vlen rreth 125 milionë euro, mirëpo vlera e tij thuhet se ka rënë shkaku i krizës nga coronaviursi.

Sancho është nën kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2022, derisa në gushtin e vitit të kaluar kishte nënshkruar një marrëveshje të re për një pagë rreth 200 mijë funte në javë.

20-vjeçari po kalon nëpër një formë fantastike, derisa ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 19 asistime në 35 paraqitje.

Por, Sancho mund të kalojë te The Blues, duke refuzuar interesimin e Djajve të Kuq, shkaku i Frank Lampardit.

Trajneri anglez ka treguar në këtë sezon se u beson shumë lojtarëve të rinj dhe po u jep shumë hapësirë në skemat e tij.

Kjo gjë mund të joshë Sanchon dhe të kalojë në Stamford Bridge, pasi aty do e kishte vendin e titullarit të sigurt. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat