​Samadrexha e Vushtrrisë bëhet me palestër të sportit

Sporti

​Samadrexha e Vushtrrisë bëhet me palestër të sportit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:47
Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për fazën përmbyllëse të projektit “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Samadrexhë të Vushtrrisë”.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi theksoi se projekti në fjalë është me interes për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, duke pasur parasysh edhe faktin e traditës sportive që ka Samadrexha me rrethinë.

“Si ministri kemi në plan që të rrisim mbikëqyrjen dhe inspektimet në terren në ato projekte ku ministria po bën investimet e saj nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të rritjes së dinamikës së punës sepse në projekte të caktuara po krijohen vonesa në realizimin e punëve”, sqaroi ministrja Dumoshi, duke vënë në pah se MKRS-ja është e interesuar që projektet infrastrukturore të kryhen sipas standardeve dhe në kohën e paraparë.

Ndërsa kryetari Tahiri e falënderoi ministren Dumoshi për mbështetjen e ministrisë për projektet konkrete që janë në dobi të qytetarëve të komunës që ai udhëheq.

MKRS-ja ka ndarë 200 mijë euro investim për projektin. Po ashtu, ministria do të mbikëqyrë realizimin e projektit, e cila edhe e ka hartuar këtë objekt sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat