Suksesi i mirë i Kosovës në shah

Sporti

Suksesi i mirë i Kosovës në shah

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:26
Suksesi i mirë i Kosovës në shah

Kosova ka regjistruar një sukses madhor në sportin e shahut.

Sportistët kosovarë janë renditur në vendin e tretë në kategorinë “Bullet” në kuadër të turneut mesdhetar, i cili po mbahet në Turqi.

Vendin e parë e zuri Turqia me 3310 pikë, kurse vendin e dytë Greqia me 2991 pikë.

Vendi i tretë i takoi Kosovës me 2950.

Garuesit tjerë që morën pjesë në këtë turne ishin nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Siria, Algjeria dhe Libani.

Ndryshe, turneu në fjalë ishte në kuadër të projektit “Checkmate Coronavirus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat