Andrea Pirlo merr drejtimin e Juventusit

Sporti

Andrea Pirlo merr drejtimin e Juventusit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:15

Andrea Pirlo rikthehet tek Juventus, por tani në rolin e trajnerit.

Ish-mesfushori i shquar italian do të stërvisë Juventusin U-23 nga sezoni i ardhshëm.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, negociatat mes palëve tani kanë përfunduar. Pirlo do të presë fundin e këtij sezoni dhe më pas do të marrë përsipër nga Fabio Pecchia detyrën, për të udhëhequr skuadrën e dytë të Juventusit.

Disa ditë më pare, Juventusi U-23 siguroi “play-off” për t’u ngjitur në Serie B.

Si zëvendës i tij në stol mund të jetë Roberto Baronio. Të dy kanë qenë shokë, praktikisht përgjithmonë. Ata luajtën së bashku si te Brescia, ashtu edhe në ekipin kombëtar U-21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat