Setien mohon spekulimet për Messin

Sporti

Setien mohon spekulimet për Messin

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:53
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka hedhur poshtë sugjerimet që Lionel Messi mund të largohet nga klubi.

Mediat spanjolle kanë raportuar ditëve të fundit se Messi po shqyrton që mos të vazhdojë kontratën për Barcelonën, që përfundon në vitin 2021. Ka pasur shumë spekulime së fundi për këtë. Ka kohë që raportohet për pakënaqësi të superyllit argjentinas me drejtuesit e klubit.

Por trajneri Setien nuk ka pranuar të lëshohet në spekulime. Setien nuk e ka të sigurt pozitën, ndërkohë që Barcelona duket se po e humbet garën për titull me Real Madridin.

“Nuk e kam ndërmend të spekulojë për këtë temë. Nuk e kam dëgjuar atë të thotë ndonjë gjë për largimin nga klubi. Ky është një lajm që unë nuk e di se ka ardhur prej tij. Kështu që unë nuk do të spekulojë për këtë, pasi nuk është pjesë e punës sime”, ka thënë Setien, raporton Sky Sports.

“Unë e shoh që ai po ushtron mirë dhe ne flasim vetëm për atë që duhet të bëjmë, për asgjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat